“Në shtator Parlamenti do të jetë i popullit, deputetët…”/ Protesta e 72-të poshtë Kryeministrisë me paralajmërime të reja, mbyllet me marshimin e përnatshëm

10/08/2026 22:51

Protesta e Tiranës doli me një afat të ri për dorëheqjen e klasës politike. Në ditën e 72, protestuesit patën mesazhe për deputetët dhe gjithë politikanët.

Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, paralajmëroi pjesëmarrje më të madhe në muajin shtator.

“Në shtator do të jemi edhe më shumë, këtë e di dhe pushteti, ndaj është frikësuar. Prej ditës së fundit të Parlamentit e deri më sot, i kemi vezët gati. Ai Parlament, në shtator, do të jetë i popullit dhe ata as të mos nisen për të shkuar”, tha ai.

Thirrjet që mbizotëruan në protestën e bulevardit edhe këtë të hënë ishin për revolucion.

Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit. Thirrja mbetej e njëjtë për qytetarët, që t’i bashkohen protestës në shesh kundër politikës.

Top Channel