Në kulmin e sezonit veror, Reforma Territoriale detyron bashkitë të “përveshin mëngët” për të plotësuar kërkesat

10/08/2026 19:26

Në kulmin e verës e të pushimeve, dhe me shumë pak kohë në dispozicion, Reforma Territoriale ka detyruar bashkitë t’i vihen punës për të plotësuar kërkesat që u kërkon “Territorialja”.

Në pr.ligjin e dërguar nga PS u kërkohet kryetarëve të bashkive, këshillave bashkiakë, por edhe qytetarëve të shprehen me argumenta për procesin.

Afatet ligjore kanë detyruar këshillat bashkiakë të hartojnë kalendaret e takimeve me qytetarët edhe pse në çdo bashki që shkrihet ka pasur protesta kundërshtuese, ku qytetarët janë shprehur.

Procesi pati dëgjesa me qytetarët edhe nga Komisioni i Reformës Territoriale.

Tashmë qytetarët thirren sërish ndërsa administrata e këshilli bashkiak pritet t’i informojnë për një  ndarje, të cilën hapur apo jo, edhe vetë e kundërshtojnë.

Pjesë e procesit të konsultimeve janë bërë edhe bashkitë që zgjerohen. Edhe këto bashki duhet të shprehen me argumenta mbi gjykimin e tyre pro apo kundër.

Top Channel