I dënuar për trafik droge në Itali, kapet në Durrës 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi
Fillimi i javës e ka gjetur Lezhën nën pushtetin e trafikut. Që në orët e para të mëngjesit, fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë vështirësi në qarkullim, me radhë të gjata dhe lëvizje të ngadalta në disa prej akseve kryesore.
Ngarkesa më e madhe është krijuar në aksin Milot–Balldren, ndërsa trafik i rënduar është raportuar edhe në rrugën drejt Shëngjinit, një prej zonave më të frekuentuara turistike gjatë kësaj periudhe. Trafiku nuk është kufizuar vetëm në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Fluks i lartë automjetesh është vërejtur edhe në rrugët e brendshme të Lezhës dhe në zonat periferike, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen dhe duke zgjatur kohën e udhëtimit.
Situata vjen në një periudhë kur Lezha përballet me fluksin maksimal të sezonit turistik, ndërsa një tjetër faktor është edhe kthimi i emigrantëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet e tyre.
Numri i lartë i automjeteve ka sjellë ngarkesë të shtuar në rrjetin rrugor, veçanërisht në drejtim të zonave bregdetare.
Për menaxhimin e situatës, efektivë të Policisë Rrugore janë vendosur në disa prej pikave problematike, duke ndërhyrë për orientimin e drejtuesve të mjeteve dhe lehtësimin e qarkullimit.
Me sezonin turistik që vijon dhe fluksin e lartë të pushuesve e emigrantëve gjatë muajit gusht, trafiku pritet të mbetet një problem i përditshëm për Lezhën, veçanërisht në oraret e pikut dhe gjatë fundjavave.
Top Channel