Grabitja me armë e argjendarisë në Paskuqan, Policia gjen motorin që dyshohet se u përdor nga autorët

10/08/2026 11:03

Policia e Tiranës vijon hetimet për grabitjen e një argjendarie para disa ditësh në zonën e Paskuqanit.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se blutë kanë arritur të gjejnë një motor, i cili dyshohet se i përket autorëve.

Dyshohet se dy grabitësit kanë marrë prej andej bizhuteri të shtrenjta me një peshë afro 2 kilogramë flori.

Dy grabitësit kanë përdorur si maskë kaskat e motorit, me të cilin mbërritën në vendin që grabitën. Ata ishin të armatosur me një automatik, të cilin e kanë përdorur për presion, por nuk kanë qëlluar. Ndërsa dyshohet se kishin edhe një çekiç, të cilin, nga shpejtësia, e kanë harruar. Pas kësaj ata udhëtuan me një mjet të lyer dhe pa targa, ndërsa u larguan përmes rrugëve dytësore.

Top Channel