Zjarri në Krujë, përmirësohet situata në zonën e Abazës, vijon monitorimi i situatës në terren
09/08/2026 09:06
Situata e zjarrit në zonën e Abazës, në Bashkinë Krujë, është përmirësuar, ndërsa vijon monitorimi në terren dhe puna për izolimin e vatrave të mbetura.
Në operacion janë angazhuar dy mjete ajrore, ndërsa disa prej forcave të përfshira në ndërhyrje janë tërhequr pas përmirësimit të situatës.
Forcat në terren vijojnë monitorimin për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.
Top Channel