Dy vatra zjarri përfshinë masivin pyjor të Krujës/ Terreni pengoi ndërhyrjen nga toka, flakët vihen nën kontroll
09/08/2026 21:25
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Krujës, në zonën e njohur si Gryka e Zidollit.
Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për banesat, ndërsa terreni i vështirë malor ka bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga toka.
Prefekti i qarkut Durrës, Ardian Gurra, tha se fillimisht janë evidentuar dy vatra, për të cilat është kërkuar ndërhyrje nga ajri.
“Ishin dy vatra. Kërkuam mjet nga ajri. U neutralizuan. Kemi lënë forca tokësore për çdo situatë”, deklaroi Gurra.
Pas disa orësh, u bë e mundur fikja e vatrave.
Top Channel