Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump reagon për negociatat me Iranin: Teherani është në një gjendje të tmerrshme ekonomike, e kemi nën vëzhgim

09/08/2026 22:30

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po mbajnë një qasje të kujdesshme ndaj Iranit, duke thënë se Uashingtoni po zhvillon vetëm një formë të kufizuar negociatash me Teheranin.

Në një intervistë të shkurtër telefonike për Axios, pas dy ditësh heshtjeje, Trump tha se administrata e tij po ndjek nga afër situatën në Iran.

“Ne po zhvillojmë vetëm një lloj negociate të pjesshme me ta. Ne thjesht po vëzhgojmë Iranin”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump e vuri theksin te gjendja ekonomike e vendit, duke pretenduar se Irani po përballet me inflacion të lartë dhe mungesë të fondeve.

Sipas tij, Teherani ndodhet në “një gjendje të tmerrshme” ekonomike dhe nuk ka mjaftueshëm para për të paguar trupat e tij.

Top Channel