Dy vatra zjarri përfshinë masivin pyjor të Krujës/ Terreni pengoi ndërhyrjen nga toka, flakët vihen nën kontroll
Pesë turistë suedezë kanë rrezikuar të mbyteshin në det në Ksamil, por ndërhyrja e shpejtë e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare ka bërë të mundur shpëtimin e tyre.
Ngjarja ka ndodhur gjatë patrullimit të shërbimeve policore në hapësirën detare të Ksamilit, ku efektivët kanë konstatuar një mjet lundrues tip pedalon, me pesë shtetas të huaj në bord.
Turistët kishin kërkuar ndihmë pasi mjeti kishte pësuar vështirësi në det dhe ekzistonte rreziku që të fundosej.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke u dhënë ndihmën e nevojshme turistëve, tërhequr pedalonin dhe shoqëruar atë drejt bregut.
Të pesë turistët suedezë janë nxjerrë në breg të sigurt dhe, fatmirësisht, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas shpëtimit, turistët kanë falënderuar efektivët e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndërhyrjen në kohë.
Policia vijon patrullimet në hapësirat detare gjatë sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe turistëve.
Top Channel