Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, zjarri erdhi si pasojë e shkëndijës elektrike
09/08/2026 18:23
Një banesë u dogj pasditen e kësaj të diele në Durrës.
Zjarri përfshiu një shtëpi në zonën e ish-Kënetës. Sipas burimeve, nga zjarri nuk pati persona të lënduar.
Pas marrjes së njoftimit, efektivët zjarrfikës të Durrësit ndërhynë duke shuar flakët.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri u shkaktua për shkak të një shkëndije elektrike, por grupi hetimor do të vijojë me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel