“Më ngacmoi të dashurën”, vrau me armë shokun e fëmijërisë, zbardhet dëshmia e autorit për vrasjen e 21-vjeçarit Johan Zuko
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror.
Në monitorim janë përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë periudhës 30 korrik–6 gusht 2026, Policia ka vendosur gjithsej 1223 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Nga këto, 471 masa janë vendosur për drejtim me shpejtësi tej normave të lejuara, 329 për ndalim ose qëndrim të gabuar, 72 për parakalime të gabuara, 57 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 28 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit. Për shkelje të tjera të Kodit Rrugor janë vendosur 266 masa.
Gjatë së njëjtës periudhë, një drejtues mjeti është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjithashtu, një leje drejtimi është pezulluar.
Kontrollet janë përqendruar edhe te drejtuesit që udhëtojnë nën efektin e alkoolit, drejtojnë pa leje, kryejnë parakalime të gabuara apo qarkullojnë me xhama të riveshur, shkelje që Policia i konsideron ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës njofton se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, me përdorimin e mjeteve teknologjike për monitorimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Top Channel