“Kruja u dogj, ku janë avionët që u premtuan”/ Dita e 71-të e tubimit në Tiranë, nis marshimi pas fjalimeve në Kryeministri: Larg politikës së vjetër
09/08/2026 21:20
Këtë të diel u mbajt dita e 71-të e protestës në Tiranë kundër klasave politike.
Ashtu si çdo herë, protestuesit u mblodhën përpara Kryeministrisë ku mbajtën fjalimet e tyre.
Fokus i kësaj dite shkoi te zjarri një nate më parë në Krujë, teksa u kërkuan avionët me ujë kundër flakëve.
Menjëherë pas përfundimit të fjalimeve, nisi edhe marshimi në rrugët e kryeqytetit ashtu si çdo mbrëmje.
Top Channel