Drejtim në gjendje të dehur dhe pa leje, arrestohet një shofer në Kukës, procedohet edhe një i mitur

09/08/2026 14:02

Policia Rrugore e Kukësit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë javës së fundit janë proceduar penalisht dy shtetas. Njëri prej tyre është arrestuar në flagrancë pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ndërsa është proceduar edhe një i mitur për drejtim automjeti pa leje.

Njoftimi

Kukës/Monitorim intensiv në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë kësaj jave, për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor, janë proceduar penalisht 2 shtetas. Njëri është arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ndërsa një shtetas i mitur për drejtim automjeti pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 201 masa administrative, si më poshtë;

* 9 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane;
* 21 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 2 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 3 masa administrative për parakalim të gabuar;
* 1 masë administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
* 165 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim aksidentesh.

Gjithashtu, janë ndaluar administrativisht 2 mjete që qarkullonin pa dokumentacionin përkatës dhe me detyrime të papaguara.

Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 3 automjete.

Policia Rrugore Kukës apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.

Top Channel