Aksident në Krujë/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë jashtë rruge, plagosen tre persona, një grua niset drejt Traumës
09/08/2026 21:50
Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në afërsi të fshatit Mazhë të Krujës, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.
Pas përplasjes, dy mjetet përfunduan jashtë rruge, ndërsa është plagosur rëndë një grua, e cila është dërguar te Spitali i Traumës në Tiranë. Dy persona të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel