Aksident në Gostivar, plagoset rëndë 29-vjeçari shqiptar, humbi kontrollin e motorit në aksin Gostivar-Kërçovë

09/08/2026 14:54

Një 29-vjeçar nga Shqipëria është plagosur rëndë pas një aksidenti me motor në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja është raportuar mëngjesin e 9 gushtit, rreth orës 08:10, kur policia e Gostivarit është njoftuar nga Qendra e Urgjencës për mbërritjen e të riut me lëndime të rënda trupore.

Sipas autoriteteve, 29-vjeçari O.Q., i cili qëndron përkohësisht në fshatin Mavrovë, po drejtonte një motoçikletë tip “Yamaha” me targa të Gostivarit.

Aksidenti ka ndodhur pranë një guroreje, ku i riu dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motorin dhe është rrëzuar në rrugë.

Një ekip i policisë së Gostivarit ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel