Ish-avokati i Trump konfirmohet Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së, diferencë e ngushtë votash në Senat
Të paktën tre persona, mes tyre një fëmijë, janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmet ruse gjatë natës pranë Kievit, sipas autoriteteve ukrainase.
Raketat balistike goditën zonat në lindje të kryeqytetit ukrainas, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Kreu i administratës ushtarake rajonale, Timur, tha se tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet.
Sulmi i fundit vjen vetëm disa ditë pasi 21 persona u vranë në një tjetër valë sulmesh ruse, ndërsa Ukraina përballet me mungesë të raketave interceptuese të përdorura për mbrojtjen e hapësirës ajrore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti të shtunën kërkesën për më shumë sisteme mbrojtëse Patriot të prodhuara në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se furnizimet që po merr Ukraina nuk janë të mjaftueshme për të përballuar intensifikimin e sulmeve ruse.
Thirrja e Zelensky-t vjen disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump duket se është tërhequr nga një premtim për t’i dhënë Ukrainës një licencë për prodhimin e sistemeve mbrojtëse. Megjithatë, Zelensky iu referua sërish të shtunën një marrëveshjeje me SHBA-në për këtë licencë.
Që prej ardhjes në detyrë të Trumpit, ndihma e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane për Ukrainën është reduktuar. Në vend të saj, aleatët evropianë kanë blerë pajisje dhe furnizime amerikane, përfshirë raketa Patriot, për t’ia dorëzuar më pas Ukrainës.
“Ukraina nuk ka dhe as nuk do të ketë ndonjëherë fondet që ka Rusia, të cilat po i përdor për të financuar luftën”, tha Zelensky.
Top Channel