Protesta e banorëve të Divjakës sot ka hyrë në ditën e 8 të saj.
Qysh prej ditës së parë edhe gjatë mbrëmjes së sotme, kërkesa e vetme e protestuesve është një dhe e vetme: Divjaka Bashki!!
Në protestën e së premtes përveç banorëve të Divjakës merrnin pjesë edhe banorë të njësive administrative. Mikrofoni ka qenë i lirë për të gjithë protestuesit por kërkesat e tyre ka qenë e njëjtë: mos shkrirja e bashkisë Divjakë me Lushnjen! Divjaka Bashki.
Edhe gjatë ditës së 8 të protestës i dogjën karta anëtarësia të PS.
Organizatorët kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore ku kërkohet anulimi i projektit të reformës në të cilën bashkia e Divjakës i bashkangjitet Lushnjes. Si çdo natë protesta është mbyllur me marshimin në rrugët e qytetit.
Top Channel