“Çfarë kuptimi ka të përsërisim zgjedhjet?”/ Ndërprerja e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti: Duhet një marrëveshje, kohë kemi, por…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar reformën e re territoriale të propozuar nga PS, duke e cilësuar atë si një “platformë për shpopullimin” dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.
Berisha tha sot se reforma e vitit 2014, e cila reduktoi numrin e njësive të qeverisjes vendore në 61 bashki, dëmtoi decentralizimin dhe solli, sipas tij, mungesë shërbimesh për qytetarët.
Ai akuzoi qeverinë se politikat e ndjekura kanë nxitur largimin e shqiptarëve nga vendbanimet e tyre dhe paralajmëroi vijimin e protestave kundër reformës territoriale.
Në përfundim, Berisha përshëndeti qytetarët që, sipas tij, kanë protestuar në disa zona të vendit. Ai i cilësoi protestat si një betejë për “nderin dhe dinjitetin e kombit shqiptar” dhe bëri thirrje për vijimin e asaj që e përshkroi si një “kryengritje paqësore” kundër qeverisë.
“Edi Rama nuk ka më legjitimitet dhe qeveria e tij, siç faktoi me hartën elektorale, me hartën e ndarjes së pushtetit lokal. Këto vite faktuan për shqiptarët se ndarja territoriale e vitit 2014 që shkurtoi, pakësoi nga rreth 400 njësi të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna të marra së bashku, në 61 njësi, ishte goditja më e fuqishme që iu bë parimit demokratik të decentralizimit. Por ishte gjithashtu platforma më e egër për shpopullimin e Shqipërisë dhe largimin, dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, për mungesë shërbimesh, për bojkot total të tyre.
Reforma territoriale e Edi Ramës së bashku me politikat e ndjekura nga 2014 e gjer sot, kanë tejkaluar në fuqinë e përzënies së shqiptarëve nga shtëpitë dhe fshatrat, qytetet e tyre, mbi dy herë platformën e Vaso Çubrilloviçit, e cila për hir të së vërtetës, përveç zbatimit të largimit të shërbimeve, rrënimit të arsimit, shëndetësisë, injorimit të infrastrukturës, intimidimit me polici, pati dhe një marrëveshje ndërkombëtare me Turqinë për tërheqjen e shqiptarëve nga Kosova në Turqi.
E megjithatë regjimin opresiv të Gjeorgjeviçit dhe Paniçit ndaj shqiptarëve në Kosovë, Edi Rama tejkaloi me dy herë numrin e të dëbuarve nga Shqipëria krahasuar me ata që u dëbuan nga Kosova.
Por, i pangopur në politikën e përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, të centralizimit të plotë, duke tejkaluar në disa aspekte dhe Enver Hoxhën, i pangopur në zbimin e shqiptarëve, gjenocidin e butë ndaj shqiptarëve, ai ndërmori hapin tjetër. Ku në vend që të korrigjonte gabimet katastrofale të reformës së parë, vazhdoi me shkurtimin e 15 bashkive të tjera duke ulur numrin në 46 bashki.
Kjo ka sjellë një reagim të fuqishëm të banorëve të bashkive të shkurtuara, por dhe një reagim të fuqishëm të banorëve të cilët humbën pushtetin vendor në mënyrën më të pajustifikueshme në vitin 2014.
Edi Rama me këtë centralizim prej sulltani që nuk e ka patur kurrë në historinë e Shqipërisë një sundues, kërkon që çdo pushtet ta ketë në pëllëmbë të dorës. Kërkon të vazhdojë më tej zbimin e shqiptarëve dhe mbushjen e Shqipërisë me qytetarë të marrë nga Azia apo vende të tjera në aktin më kriminal, më antishqiptar.
Me këtë rast unë përshëndes përzemërsisht të gjithë ata qytetarë, të rinj, të moshuar, burra, gra, që në 70 ditë protestë lartësuan si kurrë më parë nderin dhe dinjitetin e kombit shqiptar në betejën e tij për të ardhme.
Përshëndes ata dhjetëra mijëra qytetarë në mbarë Shqipërinë nga bashkitë të cilat Edi Rama i ka përcaktuar për zhdukje me reformën e re dhe të atyre të tjerave që po përgatiten të ngrihen në një kryengritje paqësore të fuqishme gjer në përmbysjen e sulltanit të Surrelit, këtij sundimtari që ka humbur çdo legjitimitet”, tha Berisha.
Top Channel