Përsëritja e krimit si fenomen, psikologët shpjegojnë pse ish-të dënuarit kryejnë vepra penale për t’u rikthyer në burg

08/08/2026 15:16

Nuk janë të pakta rastet kur persona të cilët kanë vuajtur dënimin për një vepër penale si vjedhja kryejnë sërish të njëjtën vepër sapo lënë ambientet e burgut.

Psikologët thonë se është i njohur si fenomen dhe haset më së shumti tek të rinjtë dhe janë një sërë faktorësh që ndikojnë.

Për disa, burgu është një strehë e sigurtë ku ushqimi dhe nevojat minimale janë të garantuara.

“Krijojnë lidhje me persona gjatë vuajtjes së dënimit, ndërkohë që kur dalin jashtë nuk ka çfarë i pret, nuk gjejnë mbështetjen e familjes …. por ka nga ata që edhe kur dalin kthehen tek i njëjti grup shoqëror, i cili i nxit për këtë gjë”, u shpreh psikologia klinike Mirela Tafa.

Por nga ana tjetër, edhe pse burgu ngjall frikë, ka prej tyre që llogaritë i bëjnë ndryshe.

“Sigurojnë në mënyrë të lehtë para për të plotësuar ato që kërkojnë për aq sa janë jashtë”, tha Tafa.

Ndërkohë që shumë vjedhje bëhen nga të miturit, të cilët nuk dënohen me burg dhe në të shumtën e rasteve përdoren edhe nga persona të rritur për të kryer këto akte.

Top Channel