Shqetësimet për sigurinë pas sulmeve në rajon, Turqia kufizon lëvizjen e anijeve tregtare që udhëtojnë drejt Detit të Zi përmes Bosforit
Senati amerikan ka miratuar me një diferencë të ngushtë votash emërimin e Todd Blanche, ish-avokatit mbrojtës të Presidentit Donald Trump, si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara.
Blanche, i cili ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm në detyrë që nga prilli i kaluar, është përballur me shqetësime dypartiake lidhur me pavarësinë e tij dhe gatishmërinë për të vepruar në mënyrë të pavarur ndaj Presidentit Trump.
Kritikat lidhen edhe me akuzat se, gjatë kohës në detyrë, ai i ka dhënë Shtëpisë së Bardhë një ndikim të madh mbi Departamentin e Drejtësisë.
Procesi i konfirmimit u miratua me rezultatin 50-49. Senatorët republikanë Susan Collins dhe Lisa Murkowski votuan kundër emërimit të Blanche.
Senatori Bill Cassidy dha votën vendimtare. Një ditë më parë, ai kishte deklaruar se Blanche ishte zgjedhja më e mirë që Presidenti Trump mund të kishte propozuar për këtë post.
Top Channel