Etna mbyll qiellin e Siçilisë/ Hiri vullkanik ndal mbërritjet në Katania, nisjet nga aeroporti vijojnë normalisht

08/08/2026 12:47

Vullkani Etna, një nga më aktivët në botë, ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke lëshuar në atmosferë një re të madhe tymi dhe hiri.

Aktiviteti vullkanik detyroi autoritetet të mbyllnin përkohësisht një pjesë të hapësirës ajrore mbi Siçili. Aeroporti i Katanias njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve në mbërritje deri në orën 12:00 me orën lokale.

Fluturimet në nisje vazhduan normalisht për avionët që ndodheshin në aeroport. Pamjet e Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë treguan një kolonë të dendur tymi që ngrihej nga maja e Etnës.

Me një lartësi prej 3 mijë e 324 metrash, Etna është vullkani aktiv më i lartë në Europë. Aeroporti i Katanias, që u shërben zonave lindore të Siçilisë, përballoi rreth 12 milionë pasagjerë gjatë vitit 2024.

Top Channel