Vatër zjarri në kufirin mes fshatrave Golem dhe Progonat, flakët në një zonë të vështirë malore Nga mjetet inteligjente dhe dronët e Policisë së Shtetit janë regjistruar një numër i lartë drejtuesish që nxitojnë për të parakaluar në rrugë të gabuara.
Nisur nga shkeljet e shumta të evidentuara nga mjetet inteligjente, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë një inspektimi tha se uniformat blu duhet të kenë vëmendje të shtuar te siguria rrugore.
“Përgjatë kësaj jave, mjetet inteligjente kanë vendosur 1.100 masa administrative për shkelje të tejkalimit të shpejtësisë, që variojnë deri në 230 km/h. Ndërkohë, gjatë një viti, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, janë 1.075 drejtues automjetesh, të cilëve iu është hequr leja e drejtimit, pasi iu kanë mbaruar pikët e lejes së drejtimit. Njëkohësisht, kemi edhe 1.060 raste të proceduara për mospasjen e lejeve të drejtimit”, u shpreh Skënder Hita.
Sipas Hitës, policia nuk ka në fokus vetëm të gjobisë shkelësit e ligjit, por edhe të edukojë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Nuk është në fokusin tonë që ne vetëm të evidentojmë shkelje, në fokusin tonë është të ndërgjegjësojmë qytetarët, të parandalojmë këto shkelje rrugore dhe të mos kemi aksidente fatale. Një rregull i respektuar është një jetë e shpëtuar”, shtoi ai.
Kreu i policisë tha se së shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, të cilat do të integrohen në sistemin e Policisë për të realizuar një kontroll më të saktë të shkeljeve në rrugët kryesore interurbane.
Top Channel