Kryetari i PD, Sali Berisha, ka shpresë se ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri do të sjell ndryshimin.
Duke përshëndëtur emërimin e Eric Wendt, lideri demokrat shprehu bindjen se sistemi i drejtësisë do të forcohet.
“Kam bindjen se në zbatim të direktivave të qeverisë amerikane dhe presidentit Trump lufta për zbatimin e ligjit, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jenë të një rëndësie shumë të madhe. Shpresoj e besoj se do jetë një përparësi ardhja e ambasadorit të ri në Tiranë”, tha Berisha.
Por Berisha vazhdoi sulmin ndaj Prokurorisë së Posacme kundër Korrupsionit, edhe pse është një prej strukturave të mbështetura nga SHBA.
“Spaku ju faktoi shqiptarëve u bë gardian i krimit kushtetues elektoral dhe unë betejën time kundër këtij institucioni nuk e fsheh. Ata patën pafytyrësinë të më dërgojnë mesazhe duke menduar se do shuanin zërin tim. Po kurrë nuk do ndodhte. Sot ai po përdoret si një vegël parti shtet”, shtoi kreu i PD-së.
Kritika kryedemokrati pati edhe për propozimin socialist në lidhje me reformën territoriale, teksa e cilësoi si një ndarje elektorale.
“Në vend të korrigjonte gabimin e ndarjes territoriale të 2014 ai e rëndoi me shkurtimin duke e cuar numrin në 46. Edi Rama me këtë centralizim prej sulltani këkron që çdo pushtet ta ketë në pëllëmbë të dorës”, tha Berisha.
Sali Berisha vlerësoi reagimin qytetar kundra bashkimit të bashkive dhe ftoi demokratët që të bëhen pjesë e protestave.
Top Channel