Video/ Tentoi të hynte ilegalisht nga Maroku në Ceuta me parashutë, i riu bie në det dhe humb jetën tragjikisht

07/08/2026 18:56

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën të premten në mëngjes në Ceuta, ndërsa tentonte të hynte në enklavën spanjolle duke fluturuar me parashutë nga territori i Marokut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 dhe sipas autoriteteve, emigranti ra në det dhe u gjet pa ndjenja. Ekipet e shpëtimit tentuan ta rikthenin në jetë, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.

Kjo është viktima e parë e regjistruar mes emigrantëve që kanë tentuar të hyjnë në Ceuta përmes kësaj metode.

Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 80 migrantë kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Dy migrantë të tjerë nga Afrika Sub-Sahariane humbën jetën në korrik, ndërsa tentonin të hynin në Ceuta në të njëjtën mënyrë.

Që nga tetori i vitit 2025, kur u regjistrua hyrja e parë e suksesshme me parashutë, janë shënuar edhe dy raste të tjera ku migrantët kanë arritur të hyjnë në enklavën spanjolle përmes kësaj metode.

Top Channel