U rrëzua aksidentalisht nga terreni malor, plagoset 75-vjeçari në Shkodër. Policia dhe urgjenca drejt vendngjarje

07/08/2026 14:52
Foto ilustruese

Një 75-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u rrëzua në një zonë malore në Shalë të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 13:30, shtetasi P. B., 75 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një terren të thepisur malor, duke pësuar dëmtime fizike.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të moshuarit.
Rreth orës 13:30, në Shalë, shtetasi P. B., 75 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një terren të thepisur malor dhe, për pasojë, ka pësuar dëmtime fizike.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe të urgjencës mjekësore.

Gjithashtu, në vendngjarje po shkon grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryejë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Top Channel