Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Tajlandë, gjashtë persona të vdekur, mes tyre autori 14-vjeçar

07/08/2026 07:25

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë në periferi të kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok, sipas raportimeve që citojnë policinë.

I dyshuari për sulmin, një nxënës 14-vjeçar i klasës së nëntë, është gjetur gjithashtu i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në Shkollën Debsirin, në provincën Nonthaburi. Menjëherë pas të shtënave, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe forcat e sigurisë janë dërguar në vendngjarje, ndërsa nxënësit dhe stafi i shkollës janë parë duke vrapuar për t’u strehuar në vende të sigurta.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën përreth Shkollës Debsirin, ndërsa operacioni i emergjencës dhe hetimet për rastin vazhdojnë.

Shkolla Debsirin është pjesë e një rrjeti institucionesh arsimore me degë në të gjithë Tajlandën dhe njihet gjerësisht për prestigjin e saj në sistemin arsimor të vendit.

Rrethanat dhe motivi i sulmit mbeten ende të paqarta.

Top Channel