Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, 69 ditë tubim, kërkohet qeveri teknike
07/08/2026 20:42
69 ditë protestë shënohen këtë të premte në Tiranë.
Protestuesit si çdo mbrëmje janë grumbulluar në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë ku kanë nisur me thirrje dhe fjalime në podiumin e improvizuar poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Kërkesat e tyre vijojnë të pandryshuara, teksa kërkojnë largimin e të gjithë klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike.
Top Channel