Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën “Bujar Bishanaku” në qytetin e Shkodrës.

Siç raporton korrespondneti i Top Channel Klodian Zhivani, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Top Channel