“Kufizon punën e gazetarëve në sallat e gjyqit”/ SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO-së Në vijën e parë të betejës me flakët janë vendosur Forcat e Armatosura, të cilat vijojnë ndërhyrjen për izolimin e zjarrit në Panahor të Mallakastrës.
Dhjetëra trupa të ushtrisë, së bashku me zjarrfikësit dhe forcat bashkiake, po punojnë në terren për të frenuar përhapjen e flakëve. Në dispozicion të operacionit janë vendosur edhe mjete të specializuara zjarrfikëse.
Puna nga toka po mbështetet edhe nga ajri, ku helikopterët po ndërhyjnë në vatrat më problematike, në një operacion të koordinuar për të vënë nën kontroll situatën.
Terreni i thyer, temperaturat e larta dhe vështirësia për të aksesuar disa prej vatrave e bëjnë ndërhyrjen veçanërisht të vështirë. Objektivi i forcave në terren është izolimi i vatrave aktive dhe ndalimi i avancimit të zjarrit drejt fshatit Vloshe dhe Ngraçan.
Top Channel