Dronët godasin Wildberries, sulmohet magazina në Jekaterinburg, mbi 2 mijë kilometra larg Ukrainës

07/08/2026 13:51

Një sulm me dronë ka shkaktuar zjarr në një magazinë të kompanisë Wildberries në Jekaterinburg, më shumë se 2 mijë kilometra larg kufirit me Ukrainën.

njoftoi se punonjësit u evakuuan përpara goditjes dhe dërgesat u devijuan drejt magazinave të tjera.

Sipas të dërguarit të presidentit rus në Distriktin Federal të Uraleve, Artem Zhoga, nga ndërtesa u nxorën rreth 800 persona. Nuk u raportuan viktima. Autoritetet shpallën gjatë natës alarmin për dronë dhe kufizuan përkohësisht fluturimet në aeroportin e Jekaterinburgut.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, që pretendohet se tregojnë momentin e goditjes, nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Sipas medias ruse Agentstvo, më shumë se 20 magazina të Wildberries janë goditur që prej mesit të korrikut. Tetë nga 15 qendrat më të mëdha logjistike të kompanisë raportohet se kanë ndërprerë aktivitetin.

Kievi e akuzon Wildberries se furnizon ushtrinë ruse dhe se ka lidhje financiare me bankën shtetërore VTB. Kompania mohon çdo përfshirje në logjistikën ushtarake.

Top Channel