Materiale të përdorura në protestën kundër Erdogan për të drejtat e kurdëve, çfarë iu zbulua gjatë 2016-ës të resë turke që u arrestua në Sarandë
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri në vendin tonë, nga të cilat 8 mbeten aktive.
Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura, në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.
Ministria e Mbrojtjes njofton se në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin.
Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse.
Top Channel