Viruse të reja me Inteligjencë Artificiale, NYT: Shkencëtarët pretendojnë përparime në mjekësi, por ka rrezik për patogjenë që…

06/08/2026 21:07

Për herë të parë, një grup shkencëtarësh ka përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar lloje të reja virusesh, duke rritur shpresat për përparime në mjekësi, por edhe duke ngritur shqetësime se kjo teknologji një ditë mund të përdoret për të projektuar patogjenë të rrezikshëm, raporton The New York Times.

Krijimi i viruseve në laborator nuk është diçka e re. Megjithatë, një studim i ri, i publikuar në revistën Science nga Instituti Arc në Palo Alto, shkon një hap më tej.

Shkencëtarët kanë trajnuar inteligjencën artificiale për të identifikuar modelet e ADN-së që ndodhin natyrshëm dhe për t’i ripërpunuar ato me qëllim krijimin e viruseve të reja.

Top Channel