Video/ Trump kap vogëlushin para se të bjerë nga skena, nuk i kursen ironitë për Biden: S’dua që të bëhet si ai
Hetimet për vrasjen e 38-vjeçares britanike në zonën e Kypselit, në Athinë, kanë marrë një zhvillim të ri, pasi 27-vjeçari afgan i arrestuar për çështjen ka dhënë një dëshmi që ndryshon ndjeshëm dinamikën e ngjarjes.
Gjatë paraqitjes së tij para autoriteteve, i riu mohoi se ishte autori i vrasjes, duke pretenduar se e gjeti gruan të pajetë në banesën e saj. Sipas deklarimeve të tij, ai u përball me trupin e 38-vjeçares në dyshemenë e banjës dhe, i pushtuar nga paniku, nuk dinte si të vepronte.
Në dëshminë e tij, 27-vjeçari ka përmendur edhe një person tjetër, një burrë të moshuar që e identifikon vetëm me emrin “Nikos”. Ai pretendon se ky i fundit i ofroi ndihmë për të larguar trupin, por në këmbim kërkoi para.
Sipas versionit të të dyshuarit, ai mori kartat bankare të viktimës për të siguruar shumën e kërkuar dhe më pas ia dorëzoi valixhen me trupin burrit në fjalë. Ai shton se më pas u kërcënua nga “Nikos”, i cili, sipas tij, i kërkonte vazhdimisht para dhe e shantazhonte se do ta denonconte në polici. Pretendimet e tij nuk janë konfirmuar deri më tani nga hetimet zyrtare.
I dyshuari ka pranuar gjithashtu se, pas ngjarjes, u largua drejt Arachovës së bashku me bashkëshorten, duke deklaruar se ajo nuk kishte dijeni për atë që kishte ndodhur.
Një tjetër element që ka pranuar është përdorimi i telefonit celular të viktimës. Ai ka treguar se u dërgoi mesazhe familjarëve dhe miqve të 38-vjeçares, me qëllim që ata të besonin se ajo ishte ende gjallë dhe në gjendje të mirë. Më pas, sipas dëshmisë së tij, hodhi në një kosh mbeturinash si telefonin, ashtu edhe kartat bankare të gruas.
Autoritetet greke vijojnë të analizojnë provat e mbledhura dhe të verifikojnë çdo pretendim të bërë nga 27-vjeçari.
Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë rolin e secilit person të përfshirë dhe nëse ekzistojnë prova që mbështesin versionin e paraqitur nga i arrestuari.
Top Channel