Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues Edmond Koloshin për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Durrësit.

Vendimi u mor në përfundim të mbledhjes së KLP-së të zhvilluar këtë të enjte, ku u shqyrtua procedura për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të kësaj prokurorie.

Sipas raportimit të gazetares së TCH, Anila Hoxha, KLP vendosi në mbyllje të mbledhjes për emërimin e Koloshit në këtë detyrë.

Top Channel