Ekskluzive/ U arrestua pas 30 vitesh në arrati vrasësi i vëllezërve në Patos dhe një vajze në Belgjikë, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën
Një i ri ka rënë pre e një grabitjeje në qytetin e Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është denoncuar nga vetë i riu, i cili ka deklaruar se është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Autorët dyshohet se e kanë ndaluar dhe, pasi e kanë dhunuar, i kanë marrë me forcë sendet personale.
Burime bëjnë me dije për Top Channel se të riut i janë marrë një shumë parash dhe një orë me vlerë, ku dëmi i shkaktuar kap një vlerë të konsiderueshme, rreth 20 mijë euro.
Pas denoncimit, shërbimet e policisë kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave, ndërsa po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorëve.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të grabitjes dhe për të çuar përpara përgjegjësisë personat e dyshuar për ngjarjen.
Top Channel