KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit, fitues shpallet Edmond Kaloshi
Pas mbërritjes së shkresës së Kuvendit për nisjen e procedurës së konsultimit publik mbi Reformën Administrativo-Territoriale, bashkitë kanë nisur përgatitjet për të dëgjuar opinionin e qytetarëve.
Një prej bashkive që ka njoftuar nisjen e procesit është Bashkia Cërrik, e cila sipas propozimit do të bashkohej me Elbasanin.
Kryetari i bashkisë ka bërë me dije se, pas shkresës nr. 3573 prot., datë 31.07.2026 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e cila ka mbërritur në institucion më 03.08.2026, ka nisur zyrtarisht periudha 60-ditore e konsultimit publik për projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale.
Në njoftimin e tij për qytetarët, kryebashkiaku i Cërrikut thekson se vendimmarrja duhet të bazohet te informimi dhe diskutimi publik, duke kërkuar që procesi të mos shndërrohet në një debat politik “pro” apo “kundër”, por në një diskutim për interesin e komunitetit.
“Ky nuk është një konsultim për fatin e një kryetari bashkie. Është një konsultim për të ardhmen e komunitetit tonë”, thuhet në mesazhin drejtuar banorëve.
Sipas njoftimit, në ditët në vijim do të zhvillohen takime konsultuese në qytetin e Cërrikut dhe në të gjitha njësitë administrative të bashkisë, ndërsa datat, oraret dhe vendet do të bëhen publike në vijim.
Top Channel