“Mizori të tmerrshme”/ Von der Leyen dënon sulmet vdekjeprurëse në Kiev: Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin e Ukrainës
Qindra persona, mes tyre fëmijë, të moshuar dhe njerëz me aftësi të kufizuara, kanë mbetur në rrugë në Romë pasi u evakuuan nga qendra sociale “Spin Time Labs”, e cila u mbyll pas një zjarri të vogël.
Banorët prej më shumë se një jave po jetojnë në tenda të vendosura përpara ndërtesës në lagjen Esquilino, ndërsa Italia po përballet me temperatura të larta. Ata pretendojnë se ndodhen në një situatë të vështirë dhe kërkojnë një zgjidhje për strehimin.
“Spin Time Labs” ishte një hapësirë e krijuar në vitin 2013, e cila gjatë viteve ishte kthyer në një qendër komunitare ku ofroheshin shërbime sociale, ushqim, ndihmë për migrantët, ambiente pune dhe aktivitete për fëmijët.
Autoritetet italiane ndërhynë pas zjarrit të 29 korrikut, duke evakuuar ndërtesën dhe duke vendosur masa sigurie. Policia deklaroi se kontrollet ishin të nevojshme për shkak të sigurisë së objektit, ndërsa banorët pretendojnë se zjarri u përdor si arsye për t’i larguar nga godina.
Çështja ka shkaktuar përplasje politike në Itali. Qeveria e drejtuar nga Giorgia Meloni ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj ndërtesave të zaptuara, duke i konsideruar ato si problem ligjor dhe sigurie. Ndërkohë, politikanët lokalë dhe organizatat sociale kërkojnë që banorëve t’u ofrohet një alternativë strehimi.
Këshilli i Romës ka siguruar përkohësisht tenda, ushqim, ujë dhe ndihmë mjekësore, ndërsa po shqyrton mundësinë e blerjes së ndërtesës për të ruajtur funksionin social të saj.
Banorët e Spin Time thonë se qendra ka qenë një mbështetje jetike për qindra njerëz që nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar strehimin. Ata kërkojnë rikthimin në godinë ose një zgjidhje të qëndrueshme nga institucionet.
Top Channel