Grida Duma rrëfen bisedën me Lori Hoxhën: Si e lashë politikën për Top Channel
Një 19-vjeçar u kap në flagrancë nga Shërbimet Policore të Kufirit në afërsi të Qafë Botës në tentativë trafikimi.
19 vjeçari Anton Leke, banor i Vrinës, bashkia Konispol, u kap në orën 05:00 të mëngjesit të së martës në tentativë për të kaluar me këmbë përmes kufirit të gjelbër, 6 shtetas, dy gra, një nga Lushnja dhe një nga Fieri si dhe 4 fëmijë të tyre, duke qenë se këta ishin pa dokumente.
Në afërsi të Qafë Botës këta shtetas ishin sjellë me makinë nga Fieri ku atje priteshin nga 19 vjeçari nga Vrina, ku ky i fundit u kap në flagrancë. Shtetaset dy gratë kanë treguar se kush i kish sjellë dhe se ishin pa dokumente. Gjithashtu është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit që i ka transportuar ata për në Botë.
19 vjeçari ka treguar para policisë se për ndihmën që do të jepte duke i transportuar me këmbë përmes kufirit të gjelbër për në Greqi do të merrte nga 100 euro për secilin.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Paré të Juridiksionit te Pergjithshëm Sarande, pěr veprën penale “Ndihma pěr Kalim tě paligjshëm të kufijve
Top Channel