Pedalonia merr ujë pranë ishujve të Ksamilit, policia shpëton dy të rinj nga mbytja

05/08/2026 13:43

Dy persona janë shpëtuar nga Policia Kufitare pasi u rrezikuan të mbyteshin me një pedaloni pranë ishujve të Ksamilit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të martës kur salla operative është lajmëruar nga një telefonatë se në afërsi të ishujve të Ksamilit një pedalone kishte futur ujë në brendësi të saj dhe si rezultat pedalonia është anuar duke marrë ujë brenda, duke u rrezikuar nga mbytja.

Në pedalone ndodheshin 2 persona, Hetem Mezini 29 vjeç dhe Zef Mersini 36 vjeç, të dy nga Kukësi. Për dhënien e ndihmës ka shkuar policia kufitare e Sarandës me mjetin lundrues BP- 11, dhe 2 jetskite, ku shtetasit e mësipërm u morën në gjendje të mirë shëndetësore dhe pedalonia u tërhoq në breg nga jetskitë.

Top Channel