Grida Duma rrëfen bisedën me Lori Hoxhën: Si e lashë politikën për Top Channel
Policia ka ndëshkuar me 200 mijë lekë të rinj administratoren e një lokali në Shëngjin, pasi gjatë kontrolleve u konstatua tejkalim i nivelit të lejuar të zhurmës.
Kontrollet u zhvilluan nga shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”, pas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike dhe ankesave të qytetarëve.
Gjatë verifikimeve në ambiente të ndryshme turistike, policia kreu matje me pajisje të posaçme për nivelin e zhurmave. Në një lokal në Shëngjin u konstatua se muzika ishte mbi kufirin e lejuar.
Për këtë shkelje, administratorja e subjektit, shtetasja E. P., 37 vjeçe, u ndëshkua me masë administrative 200 000 lekë të rinj.
Njoftimi
Ndëshkohet me masë administrative 200 000 lekë të rinj, administratorja e një lokali në Shëngjin, pasi në këtë subjekt u konstatua muzikë mbi nivelin e lejuar gjatë mbrëmjes.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”, bazuar në hartëzimin e zonave me risk për ndotje akustike dhe në ankesat e qytetarëve, kanë vijuar kontrollet në terren.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.
Nga matjet e kryera sipas procedurës standarde, është konstatuar tejkalim i nivelit të lejuar të zhurmës në një lokal në Shëngjin.
Për këtë shkelje, administratorja e lokalit, shtetasja E. P., 37 vjeçe, u ndëshkua me masë administrative 200 000 lekë të rinj.
Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për gjenerimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
Njëkohësisht, vijon zbatimi intensiv i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.
Policia e Lezhës mbetet e angazhuar për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët.
Top Channel