“Nesër më shumë”/ 67 ditë tubim, protestuesit marshojnë në kryeqytet pas fjalimeve para Kryeministrisë: Rinia të marrë fatin e vendit në dorë
05/08/2026 20:55
Protestuesit u mblodhën edhe këtë të mërkurë në Tiranë, në kuadër të ditës së 67-të të tubimit.
Ashtu si në ditët e mëparshme, ata u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë.
Para Kryeministrisë u mbajtën fjalime, ndërsa më pas protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrjet si: “Nesër më shumë” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Edhe në ditën e 67-të të protestës, pjesëmarrësit përsëritën kërkesat për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike.
Top Channel