Hetimi për shpërdorim detyre në Kosovë kur ishte ministër, merret në pyetje drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu

05/08/2026 13:40

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, është duke u marrë në pyetje nga Prokurorinë Speciale e Kosovës që prej orës 10:00 të mëngjesit.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami, Aliu është duke u pyetur për rastin e ambalazhuesve të ujit, ku ai dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit të Kosovës në kohën kur ishte ministër i Mjedisit dhe Infrastrukturës.

Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore të vitit 2021-2024 në cilësinë e ministrit,  ka shpërdoruar detyrën me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës.

Ai dyshohet se ka qenë në dijeni se zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastukturës, të pandehurit Izedin Bytyqi e Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve.

Ish- Ministri dhe aktualisht drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu dyshohet se ka lejuar, me qëllim përfitimi e për t’i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, që operatorëve ekonomik t’u zvogëlohen borxhet.

Top Channel