Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, reagon Policia: Dy persona të armatosur morën bizhuteri dhe u larguan Modeli i shpërndarjes së kasetave në fushatat e politikës, do të përdoret edhe nga Gjykata e Posaçme.
Kjo qasje parashikohet në rregulloren e GJKKO, e cila duhet të kishte masa për sigurinë dhe parandalimin e rrezikut, por që në pjesën më të madhe merret me mediat dhe avokatët. Në rregulloren e publikuar, pavarësisht kushteve të larta të sigurisë që Gjykata e Posaçme dhe SPAK i kanë me ligj për shkak të të korruptuarve dhe krimit të organizuar që hetojnë, gjykata thotë në nenin 79 se në raste të vlerësimit të riskut gjykata mund ta regjistrojë vetë seancën dhe ta shpërndajë.
Me një listë të gjatë ndalimesh dhe kufizimesh, ndonëse gjyqet në Shqipëri janë të hapura dhe publike sipas Kushtetutës, Gjykata e Posaçme konsideron të ndaluar njësoj si armën telefonin në sallën e gjykatës, si për përfaqësuesin e medias edhe për avokatët; këtyre të fundit do t’u lejohen me raste laptopët. Gjykata e Posaçme parashikon t’i pranojë gazetarët në një sallë gjykimi vetëm me një autorizim, mbasi ata të kenë plotësuar disa formularë, njëri prej tyre rreth të vërtetës, të përdorë rotacionin kur nuk ka vende të mjaftueshme, si dhe të kufizojë hyrjen për çështjet me interes të lartë dhe pjesëmarrje të madhe, në rast se ato janë sensitive dhe me rrezik të lartë. Edhe ky kufizim bie ndesh me të drejtën e publikut për të aksesuar drejtësinë për gjyqet e hapura, në kohën kur njerëz të politikës dhe të krimit të organizuar po përballen me akuza, dhe parimi ndërkombëtar është se drejtësia jo vetëm që duhet të bëhet, por edhe duhet të shihet që po bëhet.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se mbas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja u kërkua rregullore në të gjitha gjykatat për sigurinë, por Gjykata e Posaçme e ka tejkaluar duke hyrë edhe te kompetencat e medias.
Në një reagim publik Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thotë se konceptimi i prezumimit të medias si një rrezik për rendin bie ndesh me parimin e publikimit të gjykimit. Edhe akreditimi kundërshtohet nga Unioni, mbasi skualifikon shumë reporterë që ushtrojnë profesionin.
UGSH thekson se kufizimet ngjallin shqetësime, ndërsa thotë se do t’u drejtohet përfaqësive ndërkombëtare që të mos lejojnë që rregullore dhe komente të tilla të shndërrohen në modele të censurës dhe shkeljes së lirisë brenda një gjykate të posaçme.
Edhe kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, prof. dr. Maksim Haxhia njoftoi se sapo të njihet zyrtarisht me rregulloren që dëmton punën e avokatëve në gjykatë, do të thërrasë strukturat për veprimtarinë që do të ndërmarrin. “Unë jam për bojkot”, u shpreh zoti Haxhia.
Top Channel