Zjarr në Rriban të Mallakastrës, flakët përfshijnë zonën pyjore
04/08/2026 10:12
Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rriban të Mallakastrës. Flakët kanë përfshirë një zonë pyjore, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Ekipet e shërbimit zjarrfikës ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Operacioni paraqet vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve, çka e bën më të vështirë ndërhyrjen me mjete.
Deri më tani nuk raportohen rrezikime për banesa, ndërsa puna për vënien nën kontroll të zjarrit vijon.
Top Channel