Sulm me dron ndaj një anijeje mallrash në Detin e Zi, tre anëtarë të ekuipazhit plagosen rëndë

04/08/2026 09:37

Tre anëtarë të ekuipazhit të anijes së mallrave “Nadezhda” kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me dron në Detin e Zi.

Sipas Autoritetit Detar të Turqisë, anija po lundronte drejt portit të Samsunit, në veri të Turqisë, kur u godit rreth 20 milje detare larg portit rus të Novorossiysk.

Pas sulmit, të 22 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në Rusi, ndërsa tre prej tyre u transportuan me plagë të rënda.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush qëndron pas sulmit ndaj anijes, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.

Top Channel