Shmanget tragjedia në Kanalin Anglez, mbi 150 emigrantë shpëtohen pas zjarrit në varkë

04/08/2026 12:55

Më shumë se 150 emigrantë janë shpëtuar pasi një varkë u përfshi nga zjarri në Kanalin Anglez, ndërsa po përpiqej të kalonte nga Franca drejt Britanisë së Madhe.

Sipas autoriteteve franceze detare, motori i anijes mori flakë dhe situata u përkeqësua shumë shpejt, duke kërkuar ndërhyrjen e rojeve bregdetare franceze dhe britanike.

Në total, 157 persona u shpëtuan nga ekipet e emergjencës, ndërsa pesë të tjerë ishin nxjerrë nga varka gjatë natës së të hënës.

Anija ishte nisur nga zona pranë Boulogne-sur-Mer dhe po monitorohej nga autoritetet për shkak të rrezikut të lartë që paraqesin këto kalime ilegale në Kanalin Anglez.

Sipas të dhënave të Observatorit të Migracionit, 162 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar Kanalin me varka emigrantësh nga viti 2018 deri në vitin 2025.

Në incidentin e fundit nuk është raportuar për viktima, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.

Top Channel