Helikopteri u rrëzua dhe më pas shpërtheu në flakë/ Flet xhaxhai i pilotit britanik që shpëtoi mrekullisht nga tragjedia në Greqi: Asgjë nuk do ta ndalojë të fluturojë përsëri
Një veteran 41-vjeçar i Forcave Ajrore Ruse humbi jetën gjatë festimeve për Ditën e Forcave Ajrore të Rusisë (VDV), pasi parashuta e tij kryesore nuk u hap gjatë një kërcimi demonstrues pranë Moskës.
Rusi: Parashutisti humb jetën gjatë një demonstrimi pranë Moskës – Parashuta nuk iu hap nga 600 metra lartësi
Aksidenti ndodhi më 2 gusht, gjatë një shfaqjeje të planifikuar me parashutistë. Sipas raportimeve, 41-vjeçari u hodh nga një lartësi prej rreth 600 metrash, por parashuta e tij kryesore nuk u aktivizua.
Veterani u përpoq menjëherë të hapte parashutën rezervë, por lartësia e mbetur nuk ishte e mjaftueshme që ajo të ngadalësonte rënien. Si pasojë, ai u përplas me forcë në tokë dhe humbi jetën nga plagët e marra.
Autoritetet ruse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e mosfunksionimit të parashutës kryesore.
Top Channel