Sulm rus pranë Kharkivit, dy persona plagosen dhe dëmtohen ndërtesa banimi
Provat e reja kanë hedhur më shumë dritë mbi vdekjen e Elizabeth-Jane Ross, 38-vjeçares britanike që u gjet e pajetë në zonën e Kypselit në Athinë.
Pamjet nga kamerat e sigurisë, të publikuara nga mediat greke, tregojnë të dyshuarin kryesor, Sharif Ahmadzai, 26 vjeç, duke lëvizur në rrugët e Athinës me një valixhe të zezë ku dyshohet se ndodhej trupi i viktimës.
Në pamjet e regjistruara, 26-vjeçari shihet duke tërhequr valixhen, ndërsa mban edhe një çantë shpine blu. Sipas hetuesve, ai më pas ka shkuar në një ndërtesë të braktisur në Kypseli, ku ka lënë valixhen me trupin e gruas.
Rreth 13 minuta më vonë, Ahmadzai është filmuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes, këtë herë pa valixhen dhe pa çantën e shpinës.
Ahmadzai ka mohuar se ka kryer vrasjen, duke pretenduar se e ka gjetur gruan të vdekur. Megjithatë, ai ka pranuar se ka transportuar trupin, ka përdorur kartat bankare të viktimës për të tërhequr para dhe ka dërguar mesazhe mashtruese tek të afërmit e saj, në përpjekje për të fshehur ngjarjen.
Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të vdekjes së 38-vjeçares britanike.
Sipas mediave britanike, përfshirë “Daily Mail”, 26-vjeçari ishte i njohur në Athinë si boksier profesionist në kategorinë super të lehtë, por edhe për angazhimin e tij në komunitet.
Ahmadzai mbërriti në Greqi në vitin 2016 si refugjat i mitur i pashoqëruar, përmes ishullit të Lesbos. Më vonë u konvertua në fenë e krishterë dhe në vitin 2023 u martua me amerikanen Aleena Hall.
Së bashku ata themeluan organizatën e krishterë “Dua çdo komb në Athinë”, përmes së cilës shpërndanin ushqime dhe ilaçe për familjet në nevojë. Ai gjithashtu zhvillonte mësime falas boksi për refugjatët e mitur.
Top Channel