Përfshihet nga flakët banesa dy-katëshe në Lushnje, shkak dyshohet defekti në kondicionerin e shtëpisë
04/08/2026 16:41
Ditën e sotme është djegur një banesë dy katëshe në fshatin Fiershegan të Lushnjes.
Siç raporton korrespondenti Bledar Korreshi, dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë kondicioneri, i cili ka shpërthyer në flakë në katin e parë dhe më pas ato u përhapën duke djegur edhe katin e dytë.
Raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.
Policia zjarrfikëse po punon për fikjen e të gjitha vatrave të zjarrit .
Top Channel