Ekskluzive/ Ministria e Brendshme shpall “non grata” dy shtetas të tjerë nga Maqedonia e Veriut
Bashkia e Vlorës ndërmori ditën e sotme një aksion për prishjen e disa objekteve të ndërtuara mbi një kanal në qytet, me qëllim hapjen e rrugës për pastrimin dhe rehabilitimin e tij.
Sipas autoriteteve, një prej objekteve ishte shpronësuar, ndërsa një tjetër ishte ndërtuar pa certifikatë pronësie dhe u prish gjatë aksionit.
Gjithashtu, pritet që në ditët në vijim të përfundojë procedura e shpronësimit edhe për një ndërtim tjetër që ndodhet mbi të njëjtin kanal.
Ky ndërhyrje synon lirimin e kanalit për të mundësuar pastrimin dhe funksionimin normal të tij, si masë për përmirësimin e infrastrukturës dhe shmangien e problematikave që lidhen me bllokimin e rrjedhës së ujërave.
Aksioni u zhvillua në bashkëpunim mes Bashkisë së Vlorës, Policisë së Shtetit, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake.
Top Channel