Rreth 14.6 milionë sulme kibernetike ndaj Shqipërisë në gjashtë muaj, AKSK: Monitorimi vijon pa ndërprerje
Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet në terren gjatë sezonit turistik veror, në bashkëpunim me partnerët e Policisë Italiane, me fokus garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat bregdetare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, së bashku me Stacionet e Policisë Golem dhe Plazh, kanë zhvilluar patrullime dhe kontrolle në zonat e identifikuara me risk për ndotje akustike.
Gjatë aksionit janë kryer matje të nivelit të zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura në qytetin e Durrësit, Golem dhe zonën e Plazhit. Sipas Policisë, matjet kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.
Njoftimi:
Patrullime dhe kontrolle të përbashkëta me partnerët italianë në kuadër të planit të shërbimit për sezonin turistik veror.
Kontrolle për nivelin e zhurmës dhe respektimin e orarit të aktiviteteve me muzikë.
Në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionet e Policisë Golem dhe Plazh, si dhe me partnerët e Policisë Italiane, kanë vijuar patrullimet dhe kontrollet në terren, sipas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike.
Grupet e kontrollit kanë kryer matje të nivelit të zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në qytetin e Durrësit, në zonën e Golemit dhe të Plazhit, në zbatim të ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.
Matjet e realizuara, sipas procedurave standarde të përcaktuara për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.
Njëkohësisht, janë zhvilluar takime sensibilizuese me pronarë dhe administratorë subjektesh, aktiviteti i të cilëve gjeneron zhurmë nga muzika, me fokus respektimin e legjislacionit në fuqi dhe të orarit të lejuar për zhvillimin e aktiviteteve muzikore.
Gjatë kontrolleve është verifikuar edhe zbatimi i orarit të lejuar për aktivitetet me muzikë në ambiente të hapura dhe në qendra të banuara, nga ora 11:00 deri në 24:00.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të garantuar një mjedis të qetë, të sigurt dhe të përshtatshëm për qytetarët, vizitorët dhe pushuesit gjatë gjithë sezonit turistik.
Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të ligjit dhe çdo paligjshmëri që konstatojnë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga strukturat e Policisë.
Top Channel